Manchester United mposhtet nga Evertoni, rrezikon Championsi-n
BKT
Sport

Manchester United mposhtet nga Evertoni, rrezikon Championsi-n

Manchester United ka bërë edhe një hap fals në garën për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

“Djajtë e Kuq” janë mposhtur sot në udhëtim nga Evertoni, me rezultat 1-0.

Dueli mes Eevrtonit dhe Unitedit, ka dhënë lojë mjaft të mirë, edhe pse u shënua vetëm një gol.

Gordon realizoi golin e fitores për skuadrën nikoqire në minutën e 27-të. Ronaldo më shokë tentuan që shënojnë të paktën një gol, megjithatë, tentimet e tyre ishin të kota.

Pas kësaj fitore, Everton i ikën zonës se rrezikshme me 28 pikë të tubuara në vendin e 17-të, kurse, United mbetet në pozitën e shtatë me 51 pikë, tri më pak se vendi i katërt që dërgon në zonën e Championsit. /F.BYTYQI/