17:03 / 09.04.2022
Kështu duket tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të sotme
Ballkani me fitoren e sotme në udhëtim tek Dukagjini (0-1), ka bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit.
Skuadra nga Suhareka, ‘blindon’ kreun me 60 pikë të tubuara, tetë më shumë së Gjilani, e cila sot mundi Drenicën (5-0).
Ndërkohë, Dukagjini mbetet në zonën e rrezikshme me 30 pikë në vendin e tetë, kurse, Drenica renditet gjashtë me 35 pikë.
Kujtojmë se nesër do të luhen edhe tri ndeshjet tjera të kësaj xhiro. /F.BYTYQI/
























