Superliga vjen sot me tri sfida interesante
BKT
Sport

Superliga vjen sot me tri sfida interesante

Superliga e Kosovës në futboll, vjen sot me tri ndeshjet e javës së 28-të.

Prishtina-Malisheva, është një nga sfidat kryesore të ditës së sotme. Ky duel pritet të sjellë sfidë interesante pasi që pikët janë të rëndësishme për të dy ekipet, sidomos për skuadrën e Arsim Thaqit.

Drita, e cila akoma është në garë për kreun e tabelës, kërkon pikët e plota në udhëtim tek Feronikeli. Gjilanasit konsiderohen favorit absolut pasi që skuadra nga Drenasi, tashmë është ‘dorëzuar’ në garën për mbijetesë në elitën e futbollit tonë.

Ndeshja fundit e kësaj xhiro, luhet mes Ulpianës dhe Llapit. Ulpiana po ‘lufton’ për ekzistencën në Superligë, derisa llapjanët ndodhen në pjesën e epërme të tabelës.

Sot takohen:

Prishtina-Malisheva

Feronikeli-Drita

Ulpiana-Llapi

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00, përveç ndeshjes Prishtina-Malisheva që nis në orën 13:30. /F.BYTYQI/