Rama: T’i lëmë pas hendeqet politike të bashkuar jo të ndarë
BKT
Shqipëri

Rama: T’i lëmë pas hendeqet politike të bashkuar jo të ndarë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot fotoalbum nga Kongresi i Partisë Socialiste.

“Mirëmëngjes dhe me këtë fotoalbum nga Kongresi ndryshe i Partisë Socialiste, duke ju ftuar të gjithëve të prishim gardhet partiake e t’i lëmë pas hendeqet politike të bashkuar jo të ndarë, si shqiptarë, si qytetarë e si njerëz të këtij vendi, ju uroj një të diel të paqtë”, shprehet Rama.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij dje në këtë Kongres nënvizoi se, një tipar i rëndësishëm i qeverisjes së majtë është shpirti i përkujdesjes për njerëzit në nevojë, duke mos lënë askënd vetëm në ditët më të vështira.

Partia Socialiste mblodhi dje Kongresin në një format ndryshe, duke i lënë më tepër hapësirë grupeve të interesit.

Kongresi i nisi në pjesën e parë me 5 panele, konkretisht:  Rinia, Inovacioni, Fëmijët; Rajoni, Evropa, Siguria; Bujqësia dhe Siguria Ushqimore; Energjia, Mobiliteti, Mjedisi; Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale.

Ndërkohë pjesa e dytë e punimeve vijoi me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS-së.

Më pas Kongresi vijojë me prezantimin e paketës së ndryshimeve në Statutin e PS-së dhe prezantimin e platformës së re digjitale.


MË SHUME NGA Shqipëri