17 të infektuar dhe 1 humbje jete nga Covid
BKT
Shqipëri

17 të infektuar dhe 1 humbje jete nga Covid

Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 545 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto bashki: 9 në Tiranë, 4 në Fier, 2 në Pogradec, 1 në Divjakë, Tepelenë. Janë 364 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Vlora 79 vjeç. Janë shëruar 37 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,378 që nga fillimi i epidemisë.


MË SHUME NGA Shqipëri