VIDEO-Arifi: Sinani u shkarkua sepse nuk respektoi Marrëveshjen e Tiranës
BKT
Lajme

VIDEO-Arifi: Sinani u shkarkua sepse nuk respektoi Marrëveshjen e Tiranës

Shqiprim Arifi është zgjedhur kryetar i Komunës së Preshevës pasi nga kjo pozitë u shkarkua Ardita Sinani.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi në një lidhje të drejtperdrejtë në emisionin Imazh në RTK, ka thënë se Ardita Sinanin e kanë shkarkuar për shkak që nuk e kishte respektuar Marrëveshjen e Tiranës, kësisoj shprehet se ky veprim përçau skenën politike.

"Këtu faji nuk mund të ndahet, faji është i përbashkët i Kamberit dhe Sinanit, e cila është kryetarja e degës në Preshevë. Partia e Sinanit, e ka braktisur marrëveshjen e Tiranës, ka përçarë spektrin politik”, ka thënë Arifi.

Ndërsa, i pyetur se a ka pasur takim me Kryeministrin Kurti, ai tha se "nuk kam pasur takim me të qysh nga viti i kaluar".

Ndryshe sot në seancën e katërt të kuvendit komunal në Preshevë, Arifi mori 20 vota, për t’u kthyer në karrigen e kryetarit.

Për më shumë ndiqeni videon:

 


MË SHUME NGA Lajme