06:36 / 12.04.2022
Kuvendi sot në një seancë plenare debaton për politikën e jashtme
RTKlive
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, në të cilën do të ketë debat parlamentar për politikën e jashtme.
Debati me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kishte qenë i paraparë të mbahej javën e kaluar, por nuk u mbajt për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme Donika Gërvalla.























