Nënë për herë të tretë, Britney Spears shtatzënë në moshën 40-vjeçare
Magazina

Nënë për herë të tretë, Britney Spears shtatzënë në moshën 40-vjeçare

Diva e muzikës, Britney Spears është shtatzënë në moshën 40-vjeçare.

Lajmin e bukur e dha vetë ajo përmes rrjeteve sociale, duke publikuar një foto me lule rozë, teksa shkruante: “Kam humbur kaq shumë peshë për të shkuar në udhëtimin tim në Maui, vetëm për ta rifituar atë”.

Ndërkohë u shpreh: “Mendova ‘Geez … çfarë ndodhi me stomakun tim?’ Burri im tha ‘Jo, je shtatzënë’.

Ajo vazhdoi më tej: “Kështu që bëra një test shtatzënie…dhe uh mirë…Unë do të kem një fëmijë…katër ditë më vonë…

Unë jam duke lindur një fëmijë… Ai po rritet! Nëse dy janë atje, unë thjesht mund ta humbas atë”.

Sakaq, reagimet e fansave ishin të shumta, kishin nga ata që e uruan, edhe të tjerë që u bën konfuzë.

Idhulli i muzikës tashmë ka dy djem: Jaden dhe Sean, me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline. Ndërsa pret të bëhet nënë për herë të tretë me të fejuarin, Sam Asghari./abcnews.al