11:12 / 12.04.2022
Gjykimi ndaj Mustafës, dëshmitari i nëntë i mbrojtjes është Nuredin Ibishi
Ka filluar seanca e së martës, në gjykimin ndaj Salih Mustafës, ku po dëgjohet dëshmitari i nëntë i mbrojtjes, Nuredin Ibishi. Seanca e fundit në këtë rast, u mbajt me 11 prill, ku u dëgjua dëshmitari Kapllan Parduzi.
Sali Mustafa është akuzuari i parë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.
Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.
Gjatë muajit prill, ai pritet të mbajë edhe pesë seanca të tjera gjyqësore.























