Këngëtarja e famshme u bën thirrje liderëve botëror të mbrojnë Ukrainën
Magazina

Këngëtarja e famshme u bën thirrje liderëve botëror të mbrojnë Ukrainën

Celine Dion u bën thirrje krerëve të shteteve në mbarë botën që të mbështesin popullin e Ukrainës. Këngëtarja e famshme kanadeze ka postuar një video në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilës përcjell mesazhin për të mbrojtur popullin ukrainas.

“Për të gjithë liderët botërorë, ne kemi nevojë për ju tani, më shumë se kurrë, për t’iu përgjigjur thirrjes së të gjithëve.Nesër do të duhet të vendosni se sa mbështetje do të mund t’u jepni këtyre njerëzve që janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, vendin e tyre, të dashurit e tyre,”, tha këngëtarja.

“Ju lutemi mbroni këta refugjatë kudo”, tha ajo. Këngëtarja i bashkohet yjeve të tjerë si Arnold Schëarzenegger, Mila Kunis, Aston Kutcher, Ryan Reynolds dhe David Beckham, të cilët po bëjnë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.