​COVID-19 në Shqipëri, asnjë viktimë në 24 orët e fundit
BKT
Shqipëri

​COVID-19 në Shqipëri, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se asnjë person nuk ka humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

Nga 877 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar të infektuar dhe 63 të shëruar. Janë 337 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar.

Rastet e reja janë konfirmuar në këto bashki: gjashtë në Sarandë, katër në Fier, nga tri në Tiranë e Berat, nga dy në Shkodër, Vlorë, Konispol, Gjirokastër, Gramsh dhe nga një rast në Kukës, Durrës, Lushnje, Divjakë, Himarë, Tepelenë, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Elbasan.

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 274.272 raste me koronavirus, 270.441 janë shëruar, 337 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.494 pacientë.


MË SHUME NGA Shqipëri