21:23 / 12.04.2022
Rama takon kreun e Parlamentit të Italisë, Fico
Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Rama ndau sot pamje nga takimi me kreun e Parlamentit italian, Fico, me të cilin bisedoi mbi rritjen e bashkëpunimit mes të dy vendeve.
“Kënaqësi të mirëprisja sot kreun e Parlamentit të Italisë, Roberto Fico”, tha Rama.
Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico, po zhvillon një vizitë në Shqipëri me ftesë të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla./atsh























