22:53 / 12.04.2022
Bayern Munchen eliminohet nga Champions League
Një gol i realizuar nga S. Chukwueze ka rezultuar fatal për Bayern Munchen. Villarreal ka eliminuar bavarezët nga Champions League.
Ndeshja e zhvilluar në Gjermani ka përfunduar baraz 1-1, rezultat i cili e dërgon klubin spanjoll tutje, pasi ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 1-0.
Bayern kaloi në epërsi përmes Lewandowskit në minutën e 52-të.
Dukej se ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, por në minutën e 88 S. Chukwueze fundosi Bayernin.























