09:01 / 13.04.2022
Mblidhet Qeveria, në rend dite do të jetë Projektligji për pagën minimale
Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në orën 10:00.
Në rend dite pritet të jetë Projektligji për pagën minimale, siç edhe tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë më parë në një konferencë për medie.
“Në mbledhjen e Qeverisë e cila do të mbahet të mërkurën do të miratohet projektligji që do t’i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë”, tha Kurti.























