Kjo është agjenda e Ramës në Azerbajxhan dhe ne Turqi
BKT
Shqipëri

Kjo është agjenda e Ramës në Azerbajxhan dhe ne Turqi

Kryeministria në Tiranë publikoi agjendën e vizitës së kryetarit të qeverisë Edi Rama në Azerbajxhan dhe në Turqi.

Të enjten e 14 prillit zoti Rama do të niset në orën 7 të mëngjesit me fluturimin e posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev” në kryeqendrën e Azerbajxhanit, Baku.

Në orën 13 e 40 kryeministri Rama do të pritet në takimin kokë me kokë nga Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Sipas orareve është paraparë në 16 vizita në memorialin e Varrezave të Dëshmorëve;

-në 16 e 30 takimi dypalësh me Kryetaren e Kuvendit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova;

-dhe në 18 gjithashtu takim dyplaësh me Kryeministrin e Azerbajxhanit, Ali Asadov.

Vizita në Azerbajxhan do të zhvillohet në datën 14 prill raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika

Të nesërmen, e premte, 15 prill kryeministri Rama do të fluturojë për në orën 11 në aeroportin e Stambollit.

Vizita në Turqi vijon në orën 13 e 30 po të premten me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”.


MË SHUME NGA Shqipëri