11:40 / 14.04.2022
Barcelona e PSG në sulm për Jorginhon
Dy klubet e mëdha evropiane, Barcelona dhe PSG-ja, janë hedhur në sulm për yllin e Chelseat, Jorginhon.
Mediat britanike të enjten shkruajnë se ‘Blaugranat’ dhe skuadra parisiene janë të interesuara për Jorginon.
Reprezentuesi italian duket se është i vendosur që në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Londra për të nisur një aventure të re në futbollin evropian.
Katalonasit dhe PSG-janë thuhet se tashmë janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me Jorginhon.
Gjithashtu raportohet se mesfushori italian është duke u vëzhguar edhe nga dy gjigantët italian, Juventus dhe AC Milan. /F.BYTYQI/























