Shpëtohet një fëmijë nga zjarri që e kaploi objektin
BKT
Lajme

Shpëtohet një fëmijë nga zjarri që e kaploi objektin

Qëndresa Duraku - Xharra

(E plotësuar) Në orët e mesditës në lagjen Tophane të Prishtinës, një ndërtesë  është përfshi nga zjarri, përderisa përveç dëmeve material nuk raportohet për të lënduar. Mirëpo, fal intervenimit të policisë së bashku me banorët është arritur që të shpëtohet një fëmijë nga tymi dhe zjarri.

 “Sot policia rreth orës 12 ka marr një informatë se është një zjarr në një objekt banimi në rrugën Lidhja e Prizrenit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marr të gjitha masat në lidhje me evakuimin e banorëve dhe evitimin e rrezikut. Falë intervenimit të policia së bashku me banorët është arritur që një fëmijë të shpëtohet. Pastaj kanë ardhur edhe banorët që me përkushtimin e tyre ka arritur deri tek komplet shuarja e zjarrit. Ende është në proces se si është shkaktuar zjarri . Për momentin është faza fillestare dhe nuk mund të themi se çka e shkaktojë zjarrin”, ka thënë Shklezen Xhafa,  shef i operativës rajonale të Drejtorisë së Policisë.

Komandant i Zjarrfikësve të brigadës së Prishtinës Latif Zeka, tha se zjarrfikësit kanë ardhur prej dy pikave prej Qendrës dhe Kodrës së Trimave, teksa shtoi se zjarri është nën kontroll dhe nuk ka asnjë rreziku.

 “Zjarrfikësit kanë ardhur prej dy pikave prej qendrës dhe kodrës së trimave. Ata si kanë mbërri nuk e kanë lënë zjarrin me u përhap dhe kanë shpëtuar njerëz që kanë qenë brenda. Sipas informatave të ndihmës së shpejtë ka qenë vetëm një fëmijë i lënduar. Dy persona kanë nxjerr zjarrfikësit përjashta dhe nuk janë të lënduar. Zjarri është nën kontroll dhe nuk ka kurrfarë rreziku. Unë e kam verifikuar vet prej lart deri poshtë se mos ka njerëz”, ka thënë Zeka.

Kurse dëshmitari i rastit, Arsim Vranovci tha se tre policë kanë arritur të shpëtojnë një fëmijë, përderisa kërkoi që këta policë të shpallen heronjtë të ditës.

"Jam dëshmitar sot i një heroizmi të policisë së Kosovës e sidomos të 3 policëve, një civil dhe 2 në uniform të cilët e kanë bë një punë që na bëjnë neve banorëve të ndihemi të sigurt. Kërkojmë nga Ministria e punëve të Brendshme që t'i shpall hero të ditës sepse kanë shpëtuar një fëmijë”

Deri më tash ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit përderisa për fikjen e tij kanë marrë pjesë 15 zjarrfikës.

Zjarr në një ndërtesë të Prishtinës

Një zjarr ka përfshirë një objekt në afërsi të Shkollës "Meto Bajraktari" në Prishtinë.

Nuk raportohet për ndonjë të lënduar përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se rreth orës 12 e 10 është raportuar për një zjarr në një objekt banimi në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe po ashtu janë ftuar edhe zjarrëfiksit me qëllim të meaxhimit të mos-përhapjes së zjarrit.
 


MË SHUME NGA Lajme