SPAK-u kërkon sërish vjet 12 burg për ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri
Në Gjykatën e Lartë në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme SPAK kërkoi rivendosjen e akuzave kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për ta dënuar për trafik droge.
SPAK-u thotë se zoti Tahiri ka qenë pjesë e grupit të narkotrafikut me kushërinjtë e tij Habilaj dhe kërkon që ai të dënohet me 12 vjet burg.
Prokurorët thonë se zoti Tahiri ka garantuar paprekshmërinë e narkotrafikantëve njejtë si edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, gjithashtu i dënuar.
Me këtë kërkesë rekursi, SPAK synon të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe të lërë në fuqi akuzat ndaj zotit Tahiri për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Ish-minstri i Brendshëm, Tahiri është dënuar me 3,4 vjet burg dhe ndodhet në burgun e Fierit, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.
Gjithashtu avokatët mbrojtjës të zotit Tahiri do ta dërgojnë për ta rrëzuar në Gjykatën e Lartë vendimin për dënimin me 3,4 vjet burg.
Akuza përfshiu hetimn e gjerë në Itali dhe në Shqipëri për veprimtarinë kriminale në narkotrafik të vëllazërisë Habilaj, kushërinj të zotit Tahiri.























