Tabaku për raportin e DASH: Krimi i organizuar mbetet një shqetësim
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku foli sot në Kuvend lidhur me raportin e DASH duke u shprehur se “shqetësimi im është përdorimi i grupeve kriminale për të influencuar zgjedhjet dhe deformimin e vullnetit”.
“Dëgjova një deklaratë të kryeministrit se është copy paste i vitit të kaluar. Po sigurisht që është se korrupsioni është copy paste sepse edhe korrupsioni copy paste i viti kaluar është. Po të kishte ikur Rama, ata që kanë kryer korrupsionin po të ishin vënë para drejtësisë që janë përgjegjës dhe nga inceneratorët sot nuk do kishim këtë raport. Raportet nga DASH janë copy paste sepse qeveria është copy-paste, vendimmarrësit janë copy-paste dhe korrupsioni është copy-paste. Rama po përdor të njëjtët personazhe, të njëjtën skemë dhe fatkeqësisht Shqipëria e 2022 është copy paste ajo e 2021 dhe ajo e 2013”, tha ajo.
“Ministri Çuçi paraqiti me të drejtë raportin e OSBE/ODIHR dhe unë këtë kam shqetësim, zgjedhjet. Përdorimin kriminale siç thotë raport i DASH për të influencuar zgjedhjet. Këtë kam shqetësim dhe deformimin e vullneti të qytetarëve dhe mazhoranca hesht për këtë çështje”, tha ajo.
Tabaku shtoi se “unë mendoj ashtu siç e përcakton Departamenti i Thesarit se krimi i organizuar mbetet një shqetësim në Shqipëri”.
“Aktorët kriminal mbajnë ende influencën e tyre në politikën shqiptare duke përdor para dhe dhunë për të çuar vota te kandidati i tyre i preferuar”, tha ajo./atsh























