Juventusi përgatit super-ofertën për yllin e Realit
BKT
Sport

Juventusi përgatit super-ofertën për yllin e Realit

Klubi i famshëm italian, Juventus raportohet se është hedhur në sulm për yllin e Real Madridit, Luka Modriç.

Mesfushori kroat është duke bërë një super-sezon me ‘Los Blancos’.

Mediat spanjolle të enjten shkruajnë se Juventusi është i interesuar për Modriçin.

Reprezentuesi kroat ende nuk ka rinovuar kontratën e re me madrilenët, duke e lënë të hapur mundësinë e largimit nga ‘Bernabeu’.

“Zonja e Vjetër’ thuhet se është duke përgatitur një ofertë joshëse për 36-vjeçarin.

Juventinët do të provojnë që gjatë kësaj verë, ta sjellin në Torino Modriçin, i cili pavarësisht moshës konsiderohet një nga mesfushorët më të mirë në planet. /F.BYTYQI/