Dokumentari “Halftime” do të hapë festivalin e filmit Tribeca
“Jenny from the block” po rikthehet në skenë. Jennifer Lopez do të hapë edicionin e sivjetmë të festivalit të filmit “Tribeca 2022” në New York me dokumentarin dedikuar asaj “Halftime”, me datën 8 qershor.
Dokumentari paraqet Lopez derisa ajo reflekton në karrierën e saj si yll global dhe ikonë filmi.
Ky film do të shfaqet edhe në Netflix, me 14 qershor 2022.
Regjinë e dokumentarit “Halftime” e ka bërë Amanda Micheli. Ai ofron për shikuesit një shikim nga afër pas perdes derisa Lopez përgatitet për shoun Super Bowl Halftime, e po ashtu për paraqitje në ceremoninë inauguruese të presidentit Biden.
Regjisorja Micheli në një deklaratë me këtë rast ka thënë se ka nderin që filmi i saj është zgjedhur për të hapur festivalin prestigjioz Tribeca. Ajo ka thënë se kjo hapje njëherësh shënon arritjet e Lopezit në karrierë. Mikejlli ka thënë se të ketë shansin që filmi i saj dedikuar Lopez të shfaqet në ekranin e madh për audiencën e New York-ut është ëndërr që po i realizohet.
Për hapjen e festivalit Tribeca me filmin dedikuar Lopez-it në një deklaratë për media ka folur edhe bashkëthemeluesi i tij Robert De Niro. Ai ka thënë se dokumetari parqet një rrëfim të fuqishëm i cili na inkurajon të luftojmë për vlerat universale të cilat bashkojnë njerëzimin. “Halftime”, sipas tij na kujton këtë, ka thënë De Niro, i cili ka shtuar se Tribeca Film Festival ka për synim që të bashkojë audiencën globale, për të nderuar rëndësinë e kreativitetit.
Festivali i filmit Tribeca do të përmbyllet me datën 19 qershor.