07:50 / 15.04.2022
Parashikimi i motit në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik në Shqipëri bën të ditur se sotë moti do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare në të gjithë territorin të cilat duke filluar nga orët e pasdites dhe mbrëmjes bëhen deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim por e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-3 m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi deri në 5-7 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë./atsh























