Sveçla: Grupe të ndryshme i kanë sulmuar policët e Kosovës, në veri
(E plotësuar) Sulmin ndaj policisë se Kosovës në veri, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka quajtur sulm terrorist, me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë, derisa tha se ky është sulmi i katërt me radhë.
Policia e Kosovës sulmohet me granatë dore e kallash në veri
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot është sulmuar Policia e Kosovës në veri të vendit.
Përmes një konferencë të jashtëzakonshme për medie, Sveçla tha se policia është sulmuar me granat dore.
“Sot rreth 07:40 ka ndodhur një sulm ndaj policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granat dore dhe AK 47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të policisë dhe qytetarëve. Grupet e ndryshme në 3 ditët e fundit kanë bërë katër sulme ndaj Policisë së Kosovës”, tha ai.























