Berisha: Kongres si mafia i PS-së për të hequr mendjen nga rritja e çmimeve
BKT
Shqipëri

Berisha: Kongres si mafia i PS-së për të hequr mendjen nga rritja e çmimeve

Ish-kryeministri Sali Beriha tha në Tiranë se Kongresi i fundit i Partisë Socialiste qeveritare, i javës së kaluar "ngjante me një mafie shteterore".

Pjesëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike,  të njohur me vendim të gjykatës, zoti Berisha, tha se në të vërtetë pritej që qeveria të lehtësojë barrën e çmimeve të tejrritura të çmimeve. Ndërkohë që është duke folur në konferencë për gazetarë, deputeti Berisha tha se rritja stratosferike e çmimeve për naftën, ushqimet dhe barnat, krejtësisht shkaktohet nga lidhja e spekulantëve me qeverinë dhe e diktuar nga spekulimi.

Ish-kryeministri shtoi se ai Kongres ngjiste më shumë se gjithçka tjetër me Kongresin e një mafie shtetërore apo Kongresin "le ta quajmë të Cosa Nostra", raporton korrespondenti i RTK-ë Denion Ndrenika.

 "Kjo u faktua katërcipërisht në tematikën kryesore të Kongresit, shqiptarët, të cilët prinin me padurim të dëgjonin nga qeveritarët dhe ministrat dhe kreu i qeverisë, se si do u lehtësohet dhimbjet që krijojnë rritja e çmimeve, të kafshatës së gojës, shumëfish i çmimit të vajit, sheqerit, orizit, e naftës, të ilaçeve, transporti. Një rritje e përnjëhershme jashtë të gjitha shkaqeve reale, e diktuar tërësisht nga spekulacioni dhe lidhja spekulante me qeverinë", tha ai.

Gjithashtu, Berisha vërejti rishtaz se qeveria ka vendosur të ligjërojë kanabisin, mirëpo sipas tij kryeministri Edi Rama përdori mashtrimin kombëtar dhe u zotua se "nëse shqiptarët janë dakord për përdorimin medicinal do të lejohet dhe përdorimin individual i saj, "ky është shkatërrimi kombëtar". "Gjithçka u bë që të mbulohej me retorikë, me dengje kashte etj, të mbuloheshin flakët e inceneratorëve, kjo aferë në të cilën nga Rama deri te vartësit e Bllakos dalin para shqiptarëve, një organizatë kriminale, që kanë vjedhur qindra miliona dhe kushedi sa donin ende të merrnin”, tha Berisha.


MË SHUME NGA Shqipëri