Shqipëria njeh rritje të të hyrave buxhetore
Denion Ndrenika
Ministria e Financave thotë se Shqipëria ka njohur rritje të të hyrave buxhetore në tremujorin e parë të vitit 2022.
Ministrja Delina Ibrahimaj publikoi në "Facebook" përmbledhjen e Performancës Paraprake 3-mujore të të Ardhurave dhe Shpenzimeve.
Zonja Ibrahimaj tha se performanca pozitive e ekonomisë do të thotë se plani është realizuar 104.4 për qind duke grumbulluar 139 miliardë lekë për periudhën janar-mars.
Sipas ministrisë, të ardhurat totale për janar-mars 2022 u realizuan në masën 139 miliardë ose 104.4 % të planit, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.
"Krahasuar me një vit më parë, për të njëjtën periudhë të ardhurat u rritën me 30 miliardë lekë. Vëmendja dhe angazhimi ynë do të jetë për të ruajtur parametrat fiskalë dhe ecurinë pozitive të të ardhurave”, - saktëson zonja Ibrahimaj.























