PS kërkon fillimin e procedurës për zgjedhjen e presidentit të ri
Denion Ndrenika
Socialistët qeveritarë në Tiranë kërkuan që Kuvendi të hapë procedurën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
Kryetari i deputetëve të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka dërguar një letër zyrtare Kuvendit.
Më herët socialistët kanë thënë se presidenti i ri do të jetë zgjedhur deri në 24 maj, ndërkohë që Ilir Meta e përfundon mandatin pesëvjeçar më 24 korrik 2022.
Zoti Balla i shkruajti kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të thërrasë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Të martën pritet që deputetët socialistë të mblidhen për të mësuar propozimet emërore për presidentin, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.
Tre deputetë socialistë janë ngarkuar për të përzgjedhur kandidatët për president që do të jenë propozuar nga kolegët e tyre.
Grupi i tre deputetëve përbëhet nga zoti Balla, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve Damian Gjiknuri.























