Cardi B për herë të parë zbulojnë portretin dhe emrin e djalit
Magazina

Cardi B për herë të parë zbulojnë portretin dhe emrin e djalit

Cardi B dhe Offset më në fund kanë zbuluar emrin e djalit të tyre shtatëmuajsh: Wave Set Cephus.

Këngëtarja e hitit “I Like It”, 29 vjeçare, ka sjell po ashtu fotografitë e para të djalit të saj ditën e enjte (14 prill).

Në imazhet e ëmbla, Wave ka veshur një pallto blu të fryrë dhe një zinxhir të trashë diamanti.

Fansat bënë komente të ndryshme, duke vënë në dukje se ai kishte një ngjashmëri të madhe me motrën e tij të madhe, Kulture, tri vjeçe.

“Ai është shumë i ëmbël. Ai dhe Kulture duken si binjakë”, shkroi një ndjekës. “Duket sikur ka gati një kasetë për të publikuar”.

Reperi Migos, 30 vjeç, ndau gjithashtu një foto të djalit të tij, i cili nuk mbante asgjë përveç vathëve me diamante.

Lindja e Wave u njoftua nga çifti, i cili u martua në vitin 2017, më 6 shtator, me një foto në Instagram të foshnjës të vendosur në një batanije Louis Vuitton.

Offset ndan Wave dhe Kulture me Cardi, së bashku me vajzën Kalea, gjashtë vjeçe, dhe djemtë Kody, gjashtë vjeç, dhe Jordan, 11 vjeç, me partnerët e mëparshëm


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa