15:51 / 15.04.2022
Gjiganti italian në gjurmët e Mërgim Vojvodës
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, mund të bëjë një tjetër hap gjigant në karrierën e tij.
Vojvoda pritet të largohet nga Torino derisa destinacioni do të jetë Milani.
Sajti belg, “LeSoir”, ka shkruar të premten se interesim për Vojvodën ka shprehur skuadra e Milanit.
Madje, thuhet se marrëveshja mes klubeve është arritur për reprezentuesin e Kosovës, por detajet nuk janë bërë të ditura.
Te Milani, po e shohin Vojvodën si përforcim të duhur për krahun e mbrojtjes në sezonin e ri.























