“Dumbledore” kryeson arkat e Amerikës së Veriut me 43 milionë dollarë
Magazina

“Dumbledore” kryeson arkat e Amerikës së Veriut me 43 milionë dollarë

Filmi fantazi i Eddie Redmayne-Jude Laë, “Fantastic Beasts: The Secrets of Dumbledore”, ka kryesuar listat e kësaj fundjave në Amerikën e Veriut, duke fituar 43 milionë dollarë në të ardhura, njoftoi BoxOfficeMojo.com të dielën.

Në vendin e dytë është “Sonic the Hedgehog 2” me 30 milionë dollarë, i ndjekur nga “The Lost City” në numrin tre me 6.5 milionë dollarë, “Everything Everywhere All at Once” në numrin katër me 6.2 milionë dollarë dhe “Father Stu” në pozitën e pestë me 5.7 milionë dollarë.

10 filmat më të mirë të kësaj fundjave fituan gjithsej rreth 108 milionë dollarë, krahasuar me fitimin e fundjavës së kaluar prej rreth 117 milionë dollarësh kur “Sonic the Hedgehog” ishte numri një i asaj liste.


MË SHUME NGA Magazina