Edi Rama: Edukimi në shkolla ndikoi në uljen e aksidenteve rrugorë
Denion Ndrenika
Kryeministri Edi Rama vëren se në Shqipëri ka dalë me sukses puna edukative nëpër shkollat e vendit pasi ka ndikuar në uljen e numrit të aksidenteve rrugorë.
Puna edukative është përqendruar në njohjen nga nxënësit të rregullave të qarkullimit dhe në sinjalistikës rrugore. Zoti Rama shkruajti në rrjetet shoqërorë se puna edukative është e domosdoshme sepse në të ardhmen të rinjtë do të jenë drejtues të automjeteve.
Sipas kryeministrit, në vitin 2021 ka pasur thuajse 20 përqind më pak aksidente krahasuar me vitet paraardhëse.
Po ashtu ai shkruan se ka zbritur me me 43 përqind mundësia që një drejtues automjeti që sapo ka marrë dëshminë patent-shoferin, të përfshihet në aksident rrugor.
“Shkollë më shkollë për të mësuar rregullat dhe sinjalistikën e qarkullimit rrugor, që fëmijët sot të jenë të sigurt si këmbësorë e pedalues biçiklete, po edhe si shoferë nesër”-shkruajti ai në fejsbuk.
Më pas zoti Rama publikoi shifrat krahasimore: Viti 2021: 19.9% më pak aksidente rrugore, 18.8% më pak qytetarë të përfshirë në aksidente, 7.5% më pak fatalitete nga aksidentet, 14.8% më pak aksidente shkaktuar nga sjellja e drejtuesit të mjetit, 37% ulje e indeksit të vdekshmërisë për 10,000 mjete! Domethënëse është ulja me 43% e probabilitetit që një drejtues mjeti i sapopatentuar të përfshihet në aksident rrugor.
Automotorizimi Shqiptar (DPSHTRR) po punon me partneritete dhe programe ndërgjegjësuese e formuese, me 304 institucione arsimore publike e private, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, Ministrinë e Arsimit, Kryqin e Kuq, Klubin Shqiptar të Automobilit dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar për Edukimin mbi Trafikun dhe Sigurinë Rrugore, për moshat nën 18 vjeç, me objektiv Planin Global të OKB, OBSH e FIA për uljen e fataliteteve nga aksidentet rrugore me 50% deri në vitin 2030”.























