19:14 / 18.04.2022
Qeveria njofton pensionistët për shtesat prej 100 eurosh
Qeveria e Kosovës ka bërë njoftimin për ekzekutimin e shtesave prej 100 eurosh për pensionistët.
"Të premten janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit në Republikën e Kosovës nga pakoja mbështetëse prej 100 milionë euro për 800 mijë qytetarë. Javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik", ka njoftuar ekzekutivi përmes një komunikate.























