Toni Blair pritet nga KM Rama
BKT
Shqipëri

Toni Blair pritet nga KM Rama

Denion Ndrenika

Ish-kryeministri britanik Toni Blair u pa të hynte sot në selinë e qeverisë në Tiranë. Zoti Blair ka qenë këshilltar i kryeminstrit Edi Rama pasi Partia Socialiste fitoi mandatin e parë qeverisës në 2013.

Ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Blair u folmua nga mediat kur po hynte me shoqëruesit e tij në derën anësore të ndërtesës së qeverisë.

Nuk ka pasur dhe ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për vizitën e zotit Blair dhe takimin e tij me kryeministrin Rama, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.


MË SHUME NGA Shqipëri