14:23 / 19.04.2022
Rudiger nuk do t’i bashkohet Unitedit, kjo është arsyeja
Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger raportohet se nuk është i interesuar t’i bashkohet Manchester Unitedit.
Reprezentuesi gjerman sipas mediave britanike, ka hedhur poshtë mundësinë për të veshur fanellën e ‘Djajve të Kuq’.
Rudiger thuhet se preferon një skuadër ku do të mund të luajë në Ligën më të madhe evropiane, Ligën e Kampionëve.
“Mbrojtësi i Chelseat, Antonion Rudiger nuk dëshiron t’i bashkohet Manchester Unitedit. Reprezentuesi gjerman dëshiron t’i bashkohet një klubi me ambicie serioz për të qenë pjesë e Ligës së Kampionëve”, shkruajnë mediat në ishull.
Ndryshe, mbrojtësi i ‘Bluve’ të Londrës prej kohësh është cak i gjigantit spanjoll, Real Madrid. /RTKLive/























