Kusari-Lila: Veprimet e opozitës, praktike e keqe dhe në dëm të qytetarëve
BKT
Lajme

Kusari-Lila: Veprimet e opozitës, praktike e keqe dhe në dëm të qytetarëve

Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka dështuar mocioni procedural i opozitës për formimin e komisionit hetimor parlamentar për krizën energjetike.Vetëm 33 deputetë kanë votuar pro mocionit për futjen në rend të ditës të formimit të këtij komisioni të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Opozita e ka quajtur mohim të së drejtës kushtetuese, ku më pas e ka lëshuar sallën.

Për këtë Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të martën ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas bllokimit nga ana e shumicës parlamentare për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se sot pas largimit nga salla të partive opozitare  mbetën pa u votuar katër marrëveshje ndërkombëtare, e që vlera e tyre është 100 milionë euro.

“Njëra është mes Shqipërisë e Kosovës, tjera kredi me Kosovës dhe BERZH-it për ujëra të zeza, tjetra me BERZH-in dhe tjera për reformë të ndihmës sociale në Kosovë. Kushtëzimi i tyre se pozitës nuk do të i bëjnë numrat është një praktikë e keqe dhe në dëm të qytetarëve të Kosovës”, tha Kusari-Lila në një konferencë për media.

Kurse deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi tha se duhet pritur Gjykatën deri në një vendim për energjinë.

“Nuk mund të na kërkohet që të votojmë diçka për të cilën jemi të bindur që është e kundërligjshme. Nuk është hera e pare që Kuvendi po shqyrton themelimin e komisioneve hetimore. Nëse reflektojnë e besojnë tanimë që rregullat i kanë bërë gabim sa ishin në pushtet, i ftojmë të fillojmë nga ndryshimi i ligjit të ri për hetimin parlamentar. Gjithë idetë e tyre se si duhet të jetë hetimi parlamentar le t'i paraqesin në atë projektligj. Kështu punohet me ndershmëri dhe me parime demokratike”, tha Rrustemi në fund, duke u bërë thirrje deputetëve të opozitës të reflektojnë e të procedojnë sipas ligjit drejt formimit të këtij komisioni. (A.B)


MË SHUME NGA Lajme