Abdixhiku: Refuzimi i themelimit të komisionit, shenjë frike e pushtetit
BKT
Lajme

Abdixhiku: Refuzimi i themelimit të komisionit, shenjë frike e pushtetit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar hetim parlamentar për energjinë.

Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se shumica parlamentare sot refuzoi të themelohet ky komision.

 Sipas tij, ky refuzim hetimi  është shenjë frike e pushtetit rreth së vërtetës që megjithatë do të zbardhet herët apo vonë.

“Mazhoranca parlamentare sot refuzoi formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike - një kërkesë legjitime e jona për zbardhjen e së vërtetës mbi shpenzimin e 100 milionë eurove subvencione e shtrenjtimit të faturave energjetike deri në 100%. Pjesë e hetimit do të ishin edhe punësimet nepotike në KEK”, ka shkruar ai në facebook.

Tutje, sipas tij, ky refuzim hetimi, është shenjë frike e pushtetit rreth së vërtetës që megjithatë do të zbardhet herët apo vonë.

“Sa më i fortë refuzimi, aq më i domosdoshëm bëhet hetimi. Dhe sa më i domosdoshëm hetimi, aq më e drejtë bëhet kërkesa jonë për të. Sjella e mazhorancës, si tregues i arrogancës së numrave që parandalon ushtrimin e detyrimeve kushtetuese të Parlamentit mbi Qeverinë, është praktikë kundërkushtetuese. E njëjta s’mund të vazhdojë”, shkruan Abdixhiku.

Ai thotë se kanë qenë konstruktiv në secilën nismë.

“Kemi qenë mbështetës në secilin interes. Kjo sjellje e jonë duket se është marrë si e mirëqenë. Sot, s’ka interes tjetër më madhor se sa hetimi i shtrenjtimit enorm të faturave që prekin secilën shtëpi e familje në Kosovë - e zbardhja e fatit të qindra milionave të shpërndara si subvencion. Kushdo që frigohet nga ky hetim, ka se çfarë të tregojë”, shprehet ai.

Prandaj, sipas tij, pa themelimin e këtij Komisionit Hetimor në Kuvend, pa gjetjen e së vërtetës rreth krizës energjetike në Kosovë - asnjë nismë tjetër parlamentare nuk do të merr mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. / F.S


MË SHUME NGA Lajme