Bajrami: LDK-ja kërkon heqjen e TVSH-së dhe akcizës për produktet bazë
BKT
RTK
Lajme

Bajrami: LDK-ja kërkon heqjen e TVSH-së dhe akcizës për produktet bazë

Rritja e çmimeve të shumë produkteve e bënë të nevojshme që qeveria e Kosovës të merr vendime që do të ndikonin në ulje të çmimeve. Për këtë qeveria duhet të ndërhyjë përmes normave tatimore deri në stabilizim të çmimeve.

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës në këtë kohë janë në gjendje të keqe dhe për këtë duhet të ndërhyjë qeveria me veprime të shpejta. Bajrami kërkoi të hiqen TVSH-ja dhe akciza për të gjitha produktet bazë deri sa të kalojë kriza e inflacionit dhe të stabilizohen çmimet.

“Qytetarët janë në një pozitë me të vështirë e pa shpresë, nuk ka artikuj që nuk iu është rritur çmimi. Pagat janë të njëjta, në shumë sektor ka përkeqësim të gjendjes se tyre. Qytetarët po ndjehen të diskriminuar”, tha Bajrami në një konferencë për medie.

Ajo ka folur edhe për problemin e energjisë elektrike e që sipas LDK-së, është keq menaxhuar situata.

Po ashtu Bajrami ka vlerësuar se ndihma prej 100 euro për të gjithë punëtorë në dy sektorët nuk është ndihmë për qytetarët. “Në kohën e inflacionit, qeveria po tenton të ndihmojë me 100 euro, kjo ndihmë nuk do të ndikojë tek jeta e qytetarëve, por të ndihmojë tregtarëve të mbajnë edhe për një kohë çmimet e larta ”, theksoi ajo.

Në këtë konferencë, Bajrami ka folur edhe për bllokimin e Komisionit hetimor në Kuvendin e Kosovës./A.B/


MË SHUME NGA Lajme