Dëshmitari: Kam dëgjuar për Calin
BKT
Lajme

Dëshmitari: Kam dëgjuar për Calin

Dëshmitari i njëmbëdhjetë i mbrojtjes, Musli Halimi, në seancën e sotme (e mërkurë), në gjykimin ndaj Salih Mustafës, i akuzuar për krime lufte nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ka rrëfyer për qendrën stërvitore në Zllash.

Valbona Thaçi/RTKLive.com

Dëshmitari  tha se nuk ka pasur asnjë mundësi që dikush të vijë e të marrë rekrutë nga kjo qendër.

Pas një pauze të shkurtër të trupit gjykues, dëshmitari Halimi është pyetur nga mbrojtja nese ka ndodhur ndonjëherë që një rekrut të mos ishte i pranishëm në orën e përgatitjes fizike. Ai u përgjigj duke e mohuar një gjë të tillë.

“Nuk ka ndodhur që të mungojë dikush në përgatitjen fizike”, tha Halimi.

Pastaj, është kaluar në seancë private, ku avokati Julius Von Bone, ka parashtruar pyetje për dëshmitarin Halimi.

Pas kthimit në seancë publike, avokati mbrojtës Von Bone,  e ka pyetur nese i ka thënë Fatmir Sopi ndonjëherë artij personalisht, se Bimi kishte ardhur për të marrë një rekrut të ri që ishte në qendrën stërvitore në atë kohë në shkollë.

“Jo, unë e kam cek më herët se nuk ka pas asnjë mundësi që dikush të vijë e ta marrë dikë në qendër stërvitore. Po e them me plot përgjegjësi, çdo rekrut që ka ardhur në qendrën stërvitore, e ka filluar dhe përfunduar trajnimin”, tha ai.

“Nuk ka pasur të drejtë dikush të komunikojë  me rekrut, përveç ne si staf stërvitor. Ka qenë rreptësisht e ndaluar për palët e tjera”, tha ai.

Kurse në pyetjen e avokatit nese e ka njohur Sali Mustafën, ai tha se nuk e ka njohur më parë, por që gjatë luftës e ka ditur pseudonimin e tij “Cali”.

Dëshmitari u shpreh se nuk ka pasur kontakte me të pasi vija komanduese ka qenë e ndarë.


MË SHUME NGA Lajme