14:25 / 20.04.2022
‘Dardanët’ e rinj i nisin me humbje kualifikimet e Evropianit 2022
Kombëtarja e Kosovës U17 i ka nis me humbje kualifikimet e Evropianit EURO 2022.
Fatmir Bytyqi /RTKLive.com
‘Dardanët’ e rinj sot janë mundur nga Ukraina, me rezultat 2-0, në sfidën e parë të fazës kualifikuese.
Futbollistët e Kombëtares sonë, edhe pse munden nga Ukraina, megjithatë, bën paraqitje të mirë.

Në fraksionin e parë të kësaj sfidë rrjetat mbeten të paprekura, derisa në pjesëlojën e dytë, ishin ukrainasit që realizuan dy gola.
Dmytro Kremchanin (75’) dhe Oleksiy Gusiev (90’), shënuan nga një gol për fitoren e Ukrainës.























