Lajçak në Beograd: Biseduam për mundësinë e një takimi të nivelit të lartë
BKT
Lajme

Lajçak në Beograd: Biseduam për mundësinë e një takimi të nivelit të lartë

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka takuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Pas takimit në Beograd, Lajçak ka shkruar në Twitter se me Vuçiqin kanë biseduar për rrugën para në dialog.

“Sot në Beograd pata një diskutim me presidentin Aleksandar Vuçiq, për çështjet aktualisht në agjendë dhe për rrugën para në dialog, përfshirë takimin e radhës të nivelit më të lartë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka udhëtuar në Beograd në një vizitë të paparalajmëruar, ku është pritur nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë diskutojnë, sot e nesër në Bruksel, rreth çështjes së targave të automjeteve. Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, më herët u ka kërkuar delegacioneve të të dyja vendeve që të arrijnë kompromis për çështjen e targave të automjeteve./N.M./

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme