Greva dhe targat, temat e sotme në “Imazhin e ditës”  
BKT
Foto: Imazhi i ditës
Lajme

Greva dhe targat, temat e sotme në “Imazhin e ditës”  

Shtyrja nga BSPK-ja të vendimit për mbajtjen e grevave në vend dhe dialogu për targat e automjeteve në Bruksel, janë temat që trajtohen sot në emisionin “Imazhi i ditës” në RTK.  

Vendimi i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës  (BSPK), që t’i jepet afat Qeverisë edhe një javë për të mos hyrë në greva, do të jetë temë diskutimi sot në emisionin ”Imazhi i ditës” në RTK.

I ftuar për të diskutuar mbi këtë vendim dhe për të sqaruar bisedën që BSPK-ja pati gjatë ditës me Kryeministrin Albin Kurti, ështër Imer Zeqiri, anëtar i kryesisë së BSPK-së.

Ndër të tjera në këtë emision që fillon në orën 17:00, do të diksutohet edhe për Fondin Pensional të grabitur nga Serbia, që nga lufta e fundit dhe për pensionistët që vazhdojnë të mbesin pa marrë kontributet e tyre.

Përveç kësaj, temë tjetër në “Imazhin e ditës” do të jetë edhe dialogu që po zhvillohet në Brukel, ndërmjet grupeve punuese të Kosovës e Serbisë, për çështjen e  targave të automjeteve.

Përveç lidhjeve të drejtpërdrejta nga Brukseli e Beogradi, për të folur në Prishtinë për këtë çështje, është i ftuar në lidhje me skype, analisti Gazmir Raci.

Emisioni “Imazhi i ditës” transmetohet çdo ditë pune në RTK1 dhe RTK3 me fillim në orën 17:00h.


MË SHUME NGA Lajme