16:29 / 20.04.2022
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të enjten mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 11:00.
Në këtë mbledhje pritet të caktohet edhe data e seancës së re plenare.
Përveç pikave të tjera, në rend dite do të jetë edhe zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb.
Gjithashtu mes pikave të tjera, do të shqyrtohet edhe mocioni i kryetarit të GP të PDK-së, Abelard Tahiri, në emër të 40 deputetëve.
Mocioni ka të bëjë me themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës./E.H/























