18:31 / 20.04.2022
Hoti: Të ketë rritje të pagës minimale dhe tërheqje të kursimeve nga Trusti
Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka publikuar një grafikon të çmimeve të disa produkteve esenciale.
Hoti ka shkruar në faqen e tij në facebook dhe ka bërë një grafikon ku krahasohen shpenzimet e këtyre produkteve në vitin mars 2021 dhe mars 2022.
Ai thotë se pikërisht kjo është arsyeja pse duhet urgjentisht të zbatohen masat, të cilat LDK i ka propozuar kur filloi të shfaqët kriza.
"Në mesin e këtyre masave që ai i konsideron të domosdoshme është rritja e pagës minimale, tërheqja e një shume të konsiderueshme pensionale nga Trusti si dhe rritja e subvencionimeve në bujqësi", ka shkruar Hoti. /F.S























