Zeqiri: BSPK do të vendosë në bazë të ofertës së kryeministrit Kurti
BKT
Lajme

Zeqiri: BSPK do të vendosë në bazë të ofertës së kryeministrit Kurti

Premtimi i kryeministrit Kurti për të marrë në konsideratë kërkesat e sindikalistëve, bëri që BSPK të marrë vendim për shtyrjen e grevës në nivel vendi.

Muharrem Miftari/RTKLive.com

Për të diskutuar më në hollësi, në “Imazh i ditës” është ftuar Imer Zeqiri, anëtar i kryesisë së BSPK-së.

Ai, mes tjerash, bëri të ditur se vendimi për shtyrjen e grevës nga BSPK është marrë pas premtimit të kryeministrit të vendit për të trajtuar këtë çështje, për të gjetur një model të zgjidhjes së problemit.

“Tani formula e zgjidhjes së kompromisit ka mbetur në dorën e kryeministrit Kurti”, shtoi ai.

Tutje ai përmendi edhe temat për të cilat ka biseduar kryetari i BSPK-së me kryeministrin Kurti, fjala vjen për sigurimet shëndetësore, pastaj për fondin pensional etj.

Ndërkaq lidhur me takimin e radhës, kur mendohet të gjendet zgjidhja e problemit, përfaqësuesi i BSPK-së, Imer Zeqiri, tha se për zgjidhjen e problemit varet nga oferta e kryeministrit për kërkesat e parashtruara nga sindikata.


MË SHUME NGA Lajme