Raci: Pa reciprocitet, nuk ka zgjidhje të qëndrueshme të problemit
BKT
Lajme

Raci: Pa reciprocitet, nuk ka zgjidhje të qëndrueshme të problemit

Sot dhe nesër, në Bruksel, po mbahet takimi mes grupeve punuese të Kosovës e Serbisë për targat.

Muharrem Miftari/RTKLive.com

Lidhur me këtë çështje në “Imazh i ditës” është ftuar të flasë, Gazmir Raci, analist politik, i cili tha se shpreson se do  të zgjidhin përfundimisht këtë problem, për të kaluar në nivele më të larta për finalizimin e marrëveshjes me Serbinë.

Tutje ai theksoi se shkuarja e Lajçakut pa paralajmërim në Beograd ka gjasë që pala serbe nuk është e përgatitur të ofrojë zgjidhje të këtij problem, ose Beogradi zyrtar ka probleme në vendimmarrje për këtë çështje.

“Çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet, nëse nuk ka për bazë reciprocitetin, atëherë nuk mund të pritet zgjidhje të qëndrueshme të problemit”, sqaroi ai.

Më tej ai shtoi se pa prezencën e SHBA-së nuk pritet të ketë zgjidhje të problemeve.


MË SHUME NGA Lajme