Gërvalla: Tradita e Serbisë, të vrasë e të fajësojë të tjerët
BKT
Lajme

Gërvalla: Tradita e Serbisë, të vrasë e të fajësojë të tjerët

Gërvalla gjithashtu  përmendi vrasjen e babait të saj, patriotit të shquar shqiptar, Jusuf Gërvalla, të cilin e kishte likuiduar UDB-ja jugosllave, pasardhëse e së cilës është BIA serbe. Ajo tha se tani  pikërisht kjo organizatë po e ndjek senatorin Dick Marty për ta eleminuar.

Jeton Musliu /RTKlive.com

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës s Republikës së Kosovës, duke i reaguar ministrit të Jashtëm serb, Nikolla Selakoviq, lidhur deklarimin e tij tendencioz për, kinse rrezikimin e minoritetit serb në Kosovë,  përmendi rastin e Dick Marty-t. Këtë të fundit, policia zvicerane janë duke e ruajtur nga kërcënimet për vrasje nga ana e Shërbimit Sekret Serb.

Ministrja Donika Gërvalla, duke marrë si piknisje këtë ngjarje, tha se Serbia është shtet që vranë edhe fëmijët e vet, për ta bërë dikë tjetër fajtor. Si ast ajo përmendi ekzkutimin në vitin 1998 të disa fëmijëve serbënë një kafiteri me emrin “Panda”. Ky rast më vonë u pranua edhe nga vetë Aleknsadër Vuciq se është kryer nga regjimi serb.

Gërvalla gjithashtu  përmendi vrasjen e babait të saj, patriotit të shquar shqiptar, Jusuf Gërvalla, të cilin e kishte likuiduar UDB-ja jugosllave, pasardhëse e së cilës është BIA serbe. Ajo tha se tani  pikërisht kjo organizatë po e ndjek senatorin Dick Marty për ta eleminuar.

Prandaj, Gërvalla iu përgjigj ministrit sern se deklaratat e tij, janë të rreme e të njëjta me ato të Millosheviqit, e që krijoi pretekste për ndërhyrje në shtete tjera.

“Është traditë e lashtë dhe shumë e rrezikshme. Sic e shohim edhe në Ukrainë kur njerëzit thonë se kemi njerëz në rrezik, e që ata nuk janë. Por kjo bëhet vetëm për përfitime politike”, tha ajo. “Serbët deshën ta vrasin e t’ia lënë fajin Kosovës”.

“Babai im ishte një gazetar dhe muzikant në Kosovë. Ai u largua nga Jugosllavia që të shkonte në Gjermani dhe nga kjo tani ajo që quhej UDB, e tani BIA, që vranë në Gjermani në moshën 36 vjecare për qëndrimet e tij për lirinë e Kosovës”, tha Gërvalla. “Janë të njëjtët serbë që kanë vrarë mbi 39 disidentë kroatë në Gjermani”.

Gërvalla tha se është një traditë e gjatë e Serbisë e vrasjeve së personave në Europë. “Edhe kjo që Dick Marty tha, pasi ai nuk është mik i Kosovës dhe nuk do të jetë kurrë pasi akuzat që bëri, do të bijnë në Gjykatë”, u shpreh ministrja kosovare. “Marty është mik i Serbisë dhe tregoi të vërtetën se deshët ju ta vrisni. Është  përvojë e gjatë e juaja. Të gjitha të nderuarit këtu e dinë“, tha ajo. Gërvalla tutje tha se Kosova ka një ndër kushtetutat më moderne në Europë që u lejon minoriteteve të drejta dhe përfaqësim në institucione. Ajo kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të reagojë për atë që po ndodh në Ballkan tani.


MË SHUME NGA Lajme