Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Sot nis forumi ekonomik Kosovë-Austri. Për këtë do të ketë lidhje të drejtpërdrejt Edi Luzha.

Ndërsa Albulena Metaj Macula psikologe, flet për temën si të rrisim fëmijë emfatikë.

Ndërkaq mysafir tjetër do të jetë Behlul Beqaj, autor i librit “Autoritarizmi dhe poltronizmi si rrënues të demokracisë".

Sot hapet  bienalja e arkitekturës në Venecia, Kosova paraqitet me artistin Jakup Ferrin. Për këtë do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga Venecia me skype.

Për të folur për ekspozita “rrethi”, i ftuar është Gani Gashi, piktor.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme