Erik ten Hag flet për herë të parë si trajner i Manchester Unitedit
BKT
Sport

Erik ten Hag flet për herë të parë si trajner i Manchester Unitedit

Erik ten Hag tashmë edhe zyrtarisht është trajner i ri i Manchester Unitedit.

Fatmir Bytyqi /RTKLive.com

Strategu i Ajaxit në sezonin e ardhshëm do të drejtoj ‘Djajtë e Kuq’. Ai sot edhe prezantuar si trajner i ri i skuadrës angleze, transmeton RTKLive.com.

Ndër i madh ta drejtosh Manchester Unitedin

Erik ten Hag është shprehur i lumtur që do të drejtoj Manchester Unitedit.

“Është një nder i madh të emërohesh trajner i Manchester Unitedit. Jam jashtëzakonisht i emocionuar për sfidën e re”, tha Ten Hag.

“Unë e njoh historinë e këtij klubi të madh, si dhe pasionin e tifozëve. Jam i vendosur të ndërtojë një ekip që të rikthejë suksesin e mëparshëm që kishte kjo skuadër”, theksoi tekniku holandez.

Nuk është lehtë të largohesh nga Ajaxi

Ai e pranon se nuk ka qenë lehtë të largohet nga klubi i madh holandez, Ajax. Por Ten Hag ju premton tifozëve se do të angazhohet maksimalisht tek Ajaxi deri në fund të këtij sezoni.

“Do të jetë vështirë të largohem nga Ajaxi pas këtyre viteve të pabesueshme. Ju premtoj tifozëve se do të angazhohem maksimalisht deri në fund të këtij sezoni”, përfundoi Ten Hag.

Ai do të marrë drejtimin e Manchester Unitedit nga 1 korriku.