Drama “It’s All Coming Back to Me”, në kinema vitin e ardhshëm
Magazina

Drama “It’s All Coming Back to Me”, në kinema vitin e ardhshëm

“It’s All Coming Back to Me” është titulli i dramës romantike, ku përfshihet muzika e Celine Dion dhe në të cilën me rol paraqitet vetë ajo.

Kjo dramë, e cila më parë u titullua “Text for You” bazohet në filmin gjerman të vitit 2016, “SMS für Dich” të Karoline Herfurth.

Në filmin e ri me rolet kryesore paraqiten Priyanka Chopra Jonas e Sam Heughan. Jonas luan rolin e një gruaje, e cila mundohet që të marrë veten për shkak të vdekjes së të fejuarit të saj.

Për të përballuar këtë gjendje, ajo fillon të dërgojë mesazhe në numrin e tij, të cilin e blen një person tjetër. Rolin e këtij personi e luan aktori Sam Heugan. Të dy më pas takohen dhe fillojnë një lidhje.

Dion në dramë luan rolin e një mësueseje, e cila i inspiron ata të dy që të dashurohen në njëri-tjetrin.

Kuptohet se drama u titullua në bazë të baladës së fuqishme  “It’s All Coming Back to Me,” tekstin e të cilës e shkroi Jim Steinman, e të cilën e interpreton Dion.

Kjo këngë u popullarizua në vitin 1996, si pjesë e albumit të saj “Falling Into You.”

“It’s All Coming Back to Me” është njëra prej hiteve të mëdha të këngëtares. Ajo për dramën e incizoi këngën sërish, ka treguar aktori Heughan për Variety.

Celine Dion po ashtu është bashkëproducente ekzekutive e filmit. Xhirimet e tij filluan kah fundi i vitit 2020, ndërkaq u përfunduan në fillim të 2021-tës.

Drama  “It’s All Coming Back to Me,” do të lansohet në kinema me 10 shkurt 2023.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa