Jennifer Lawrence bëhet nënë për herë të parë
Magazina

Jennifer Lawrence bëhet nënë për herë të parë

Aktorja Jennifer Lawrence është bërë nënë për herë të parë.

Ylli i “Don’t Look Up”, ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Cooke Maroney.

Në shtator u bë e ditur se Lawrence dhe Maroney, të cilët u lidhën në qershor 2018, ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Çifti u fejua në shkurt 2019 dhe u martuan tetor.

Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se ata duan ta ruajnë privatësinë e tyre.

Deri më tani nuk është bërë e ditur as gjinia e as emri i  bebit.