Cila do të jetë e ardhmja e Asensio-s?
BKT
Sport

Cila do të jetë e ardhmja e Asensio-s?

E ardhmja e Marco Asensio tek Real Madridi ende është në dyshim.

Fatmir Bytyqi /RTKLive.com

I kërkuar nga AC Milan dhe Arsenali, sulmuesi spanjoll, sipas medieve të huaja, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Asensio me madrilenët ka kontratë deri në vitin 2023, por lojtari ende nuk ka marrë asnjë sinjal nga drejtuesit e Realit për rinovimin e mundshëm të kontratës së re.

Disa nga klubet e mëdha evropiane, janë duke e vëzhguar situatën e spanjollit tek ‘Mbretërit’.

Transferimi i mundshme e Kylian Mbappe-s në Real Madrid, ngushton edhe më shumë hapësirën për Asension në skuadrën e Carlo Ancelottit, andaj spanjolli thuhet se është duke menduar për një sfidë të re.

Milani dhe Arsenali prej kohësh janë duke e kërkuar Asensio-n, edhe pse lojtari ende nuk ka dhënë asnjë mesazh rreth se ardhmes së tij.